Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se shqiptarët janë të vetëm në këtë krizë shëndetësore dhe ekonomike.
Sipas tij sado që mundohen ta fshehin kjo thënie e Ministres së Shëndetësisë “Nëse kemi mbingarkesë në soitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari” është reflektim i situatës ku është zhytur sot.
REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI
Edi Rama nuk zhgënjeu edhe sot! Është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Sa më shumë përkeqësohet situata e pandemisë, aq më jashtë realitetit shfaqet Edi Rama dhe aq më i zellshëm është në mashtrime dhe videomontazhe. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë: “Nëse kemi mbingarkesë në soitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari”.
Ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike.
Propaganda e egër e Edi Ramës nuk fshin dot faktet:
· Sot në sistemin shëndetësor publik mungojnë tamponët për testim.
· ISHP vonon deri në 10 ditë përgjigjet e tamponëve.
· ISHP nuk ndjek zinxhirin e infektimeve për të ndaluar përhapjen e tij.
· Njerëzit nuk marrin kurim derisa shtrohen në gjendje kritike.
· Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe kapaciteteve spitalore.
Të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Me propagandën dhe videomontazhet e Edi Ramës humbasin njerëzit e zakonshëm.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224123606707618&id=15240546891
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/