TRAGJIKE/ 3 minatoret gjenden te vdekur

TRAGJIKE/ 3 minatoret gjenden te vdekur

74
0
Shares

3 minatorët qe u izoluan dje janë gjetur të pajetë në thellësi të minierës “Balgjaj”, në Selishtë.

“U gjetën pajete trupat e shtetasve: Ismail Hoxha, 64 vjeç, banues në Peshkopi, Fatos Çesku, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe Rushdi Rushiti, 33 vjeç, banues në Bulqizë”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 minatorët i kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre prej 48 orësh. Ka qenë vëllai i inxhinierit Ismail Hoxha, ai që ka shkuar dhe ka bërë denoncimin në Polici. Më pas kanë qenë dhe banorët e zonës ata që janë përfshirë në kërkime, dhe kur kanë shkuar në galeri fillimisht kanë gjetur vetëm sendet personale të viktimave.

Teksa janë futur brenda në galeri, fillimisht është gjetur trupi i pajetë i Hoxhës, dhe disa metra më tej i dy minatorëve të tjerë, ndërsa dyshohet se humbja e jetës është shkaktuar nga asfiksia.

Mbetet mister sesi tre personat janë lënë aty nga kolegët e tjerë, apo nga pronarët e galerisë, ndërkohë që ngjarja padyshim kërkon një zbardhje sa më të shpejtë, pasi tre kryefamiljarë tashmë kanë humbur jetën

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY