Reagimi i Berishës për seleksionimin e të sëmurëve: Luftë klasash me covid!

Reagimi i Berishës për seleksionimin e të sëmurëve: Luftë klasash me covid!

92
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër sot në lidhje me deklaratën e ministers së Shëndetësisë në Parlament Ogerta manastirliu e cila deklaroi në Parlament se nëse situate rëndohet do të ketë seleksionim mes të sëmurëve, kush do të trahtohet I pari.

“Edvin Hajduti do filloje luften e klasave me covid19!

Edvin Hajduti paralajmeron nepermjet ndrikull Hajnise se: Nëse nuk respektohen masat, do të përballemi me kushtet se kush do të trajtohet i pari.

Kjo deklarate e papergjegjshme deshmon:

1-Kapitullimin e plote te narkoqeverise para pandemise se covid19, kolapsit te plote te sistemit shendetesor per shkak te vjedhjeve, korrupsionit me 250 milione euro ndihma te partnereve dhe organizatave nderkombetare qe jane zhdukur pa gjurme ne vrimat e zeza te kontove te pista te Edvin Hajdutit, ndrikull Hajnise dhe lukunise perreth tyre.

Ne vjedhjen dhe korrupsionin qendron fakti se spitalet covid 3 dhe 4 nuk u hapen dot megjithe mashtrimet e perseritura te Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise.

2-Vendimit per shpalljen e te parit duke perdorur 127 alo alo paracetamol si instrument politik vetem  nga “tanet”, dmth pacientet e krahut te narkoqeverise dhe partise se krimit.

Shqiperia me rreth 9000 shtreter spitalore, gjer sot ka te zene gjithsej 300 shtreter dhe nuk ka asnje arsye qe te zbatoje politiken e “te parit”.

Por me kete deklarate kryeepidimiologu xhahil i Surrelit deshmon se po pregatitet te perdore covid19 per lufte klasash.

Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim monstruoz qe ngrihet ne nivelin e krimeve kunder njerezimit”, deklaroi ish Kryeministri Berisha.

Ministrja Manastirliu deklaroi në parlament se është opsion seleksionimi.

“Qeveria po përgatitet për të përballuar çdo skenar, ndaj masat që jemi duke ndërmarrë sa i përket parandalimit shkojnë në këtë drejtim për të siguruar që të mundemi të frenojnë pandeminë nëpërmjet respektimit të rregullave.

Nëse do kemi mbingarkesë të spitaleve do të përballemi me vështirësi dhe do zgjedhim kush do trajtohet i pari. Akti normativ që do kalojmë sot jo vetëm mbështe tqytetarët por drejton vëmendjen drejt zbatimit të masave, që nuk është gjoba qëllimi parësor, por ka ardhur momenti që ne të bëjmë më të mirën tonë që se sollëm ne dhe as qeveria. Beteja e parë që duhet të fitojmë është ajo shëndetësore”, tha ajo në Parlament. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY