Gjykata e Korcës vendosi sot të administrohet e gjithë dosja e Zani Caushit për të konstatuar saktë vitet e vuajtjes së dënimit të tij.
Drejtoria e Burgjeve do të depozitojë dosjen në Gykatë, ndërsa avokati i tij Arben Lena tha se është shumë shpejt për të folur për lirimin e Çaushit.
“Kemi një dosje komplekse. Me të drejtë gjykata vendosi të administrohet e gjithë dosja me të gjitha aktet. Duke u administruar kjo dosje në gjykatë atëherë do kemi një ide më të qartë për dosjen e Çaushit. Dmth do kemi një panoramë të pastër të mënyrave si janë marrë vendimet penale. Kemi dy vendime penale. Është një parim i përgjithshëm, i lirisë së individit është themeli bazë. Shteti ka gjykatën prokurorinë policinë dhe gjyqet. Individit nuk duhet ti cënohet e drejta.
Nuk kemi përcaktim ku janë shkelur të drejtat. Para disa vitesh institucionet nuk kanë qenë kaq mirë sa janë tani. Lirimi është shumë shpejt ta diskutojmë tani. Duhet të kemi një llogaritje të sakte të vuajtjes së denimit. Nuk kemi të percaktuar juridikisht që ai ka vuajtur dënimin. Kemi kërkuar gjykatës të llogaritet saktë që në dt 27.07.1997. Nëse është e saktë ai e ka përmbushur vuajtjen e dënimit dhe ka të drejtë të kërkojë lirimin”, është shprehur avokati Lena./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/