Kryetari i bashkisë Dibër, Dionis Imeraj u shpreh se nga informacionet e para që ka në minierën e Balgjajt ka një shembje masive. “Nuk kemi informacione shumë të sakta, po presim grupet hetimore, ka një shembje masive në minierë” tha ai për Abcnews.al
Në këtë minierë inxhinieri Ismail Hoxha bashku me dy punëtorë dyshohet se janë bllokuar brenda në galeri. Kolegët kanë gjetur rrobat dhe telefonat e inxhinierit e punëtorëve në dhomat e ndërrimit dhe dyshimet sipas policisë janë se janë bllokuar brenda në galeri.
Policia thekson se janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre personave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/