Detajet e reja nga tragjedia ne miniere: Vdiqen nga asfiksia

Detajet e reja nga tragjedia ne miniere: Vdiqen nga asfiksia

148
0
Shares

Detaje të reja nga trágjedia që ndodhi në një minierë në Selishtë të Dibrës, ku tre minatorë u gjetën të vdêkur gjatë orëve të para të mengjesit.

Ajo eshte nje minierë e vogël, në pronësi të inxhinerit Ismail Hoxha, i cili u gjet dhe vetë i pajetë brenda në minierë, ndërkohë që kushtet e sigurisë në punë kanë lënë shumë për të dëshiruar.

“Në minierë mungonin të gjitha kushtet teknike për të punuar, pasi nuk ka pasur kontroll nga ana e specialistëve, nëse kishte shembje, si dhe mungonte tubi i ajrimit. Kjo ka qenë një minierë e vogël, punonjësit e saj kanë qenë të padeklaruar, në total mund të kenë qenë 10 persona që kanë punuar aty.

Kushtet teknike në atë minierë janë zero, nëse do të ishin respektuar masat e sigurisë këta persona nuk do ta kishin humbur jetën. Miniera ka qenë në pronësi të inxhinierit Ismail Hoxha që ka humbur jetën, më kanë bërë me dije burime nga inspektoriati i punës”,  shpjegon reporteri lokal, Enver Doçi.

Pòlicia bën me dije se u gjetën trupat e shtetasve: Ismail Hoxha, 64 vjeç, banues në Peshkopi, Fatos Çesku, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe Rushdi Rushiti, 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Teksa janë futur brenda në galeri, fillimisht është gjetur trupi i pajetë i Hoxhës, dhe disa metra më tej i dy minatorëve të tjerë, ndërsa dyshohet se humbja e jetës është shkaktuar nga asfiksia./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY