Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi sot në një konferencë me gazetarët se situate e pandemisë në vend është shumë e rëndë ndërsa dënoi sipas tij mashtrimet që po bën në Parlament, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Basha tha se ministria po fsheh statistikat zyrtare të viktimave të COVID, fshehin shifrat e vërteta.
“Mungesa e kapaciteteve testuese, të infektuarit duhet të presin deri në 6 ditë për të bërë testin. Kështu, numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë. Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën. Rama dhe Manastirliu po fshihen pas sakrificës së mjekëve. Numri i lartë i infeksioneve dhe viktimave është pasojë e dështimit të qëllimshëm të Ramës”, deklaroi Basha.
Kreu I PD-së njohu gazetarët me transaksionet e qeverisë nga thesari I shtetit një ditë më parë. “Vetëm dje, nga thesari i janë dhënë 565 mijë euro mafias së plehrave. Kjo shumë parash është baraz me 14 mijë tamponë. Gjithë qyteti i Durrësit me 15 tamponë në dispozicion, 60 kërkesa për testim. Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e testimeve. Me mosblerjen e tamponëve, me moshapjen e spitaleve, janë drejtpërdrejt personalisht përgjegjës për vdekjen e qytetarëve. Braktisja e vendit në këtë situatë është terrorizëm shtetëror. Të shtysh pafundësisht blerjen e tamponëve, të bësh zero ritestime është terrorizëm shtetëror. Zero vaksinime kundër gripit për grupet e cënueshme. Kjo nuk është më vjedhje, nuk është korrupsion; ky është terrorizëm shtetëror”, theksoi Basha.
Në vijim Basha theksoi edhe njëherë propozimet e opozitës për tejkalimin e gjendjes.
“Prej 4 javësh i kërkojmë të rimbursojë paketën e trajtimit të COVID për të sëmurët në shtëpitë e tyre. Fondi i mjaftueshëm për 14 mijë tamponë i është paguar dje biznesit të plehrave. Sistemi shëndetësor nuk mund të funksionojë kur armiku i tij është vetë kryeministri. I bëj thirrje prokurorisë të hapë hetimet për abuzimet e të babëziturve që po pasurohen mbi fatkeqësinë. Një drejtësi me ndërgjegjen minimale nuk nevojë për faktet e mia që të nisë hetimet”, tha Basha ndërkohë që kërkoi largimin e ministres Manastirliu, largim që po ta kishte në dorë, sic tha ai, do ta bënte në këtë cast. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/