Artistët e Aleancës për Teatrin me grevistët naftëtarë në Ballsh

Artistët e Aleancës për Teatrin me grevistët naftëtarë në Ballsh

76
0
Shares

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit shkoi sot në vendin ku mbahet greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit duke u solidarizuar me ta. Grupi I artistëve kryesohej nga regjisori Edmond Budina ndërsa në përbërjen e tij kishte aktorë dhe regjsisorë të tjerë.

“Ne do t’i mbështesim këta njerëz si qytetarë të këtij vendi, që na dhemb shpirti, – tha Budina. –  Kam bërë 20 vite në Itali dhe e di çdo të thotë të punosh, e të mos paguhesh, të të shfrytëzojnë. Nëse do të ishin politikanët të ndershëm, do t’i paguanin këta njerëz me xhepat e tyre. Paratë e tyre duhet t’i paguanin një më një”, deklaroi Budina.

Ai tha se qeveria duhet ta zgjidhë sa më shpejt hallin e tyre. “Këto gra nuk do të jenë vetëm. Nëse shumë shpejt nuk zgjidhet halli i këtyre grave, këtu shumë shpejt do të hyjnë në grevë edhe shumë të tjerë, madje edhe ne mund të hyjmë në grevë urie”, deklaroi regjisori.

Ndërsa aktori Mehdi Malkaj, iu drejtua grevistëve ndryshe: “Ju kemi xhan” tha ai i prekur.

Nderkohe ka nderhyre serish Kryeministri Edi Rama duke iu kerkuar te mbyllin greven dhe se qeveria nuk ka asnje barre nga problemet qe ata kane me kompanine private.

“Edhe njëherë: Nuk ju kam ftuar në asnjë negociatë, sepse nuk kemi asgjë për të negociuar pasi qeveria as nuk e ka shkaktuar hallin tuaj, as nuk trashëgon mbi vete problemin e krijuar nga kompania private! Rafineria nuk është e shtetit. Ju lutem na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë!

Ideja se punonjësit e një kompanie private mund të bëjnë grevë kundër qeverisë për detyrimet e sipërmarrësit privat është e gabuar. Ju nuk e doni daljen në asistencë dhe e mirëkuptojmë, por ju’a përsëris, pa mbyllur grevën nuk ju’a qajmë dot hallin konkretisht përtej asistencës!”

Pak me vone Kryeministri ka reaguar serish duke iu kerkuar nderprerjen e greves dhe te mos ndikohen nga te tjeret.

“Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!

Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!“, shprehet Rama.

https://fb.watch/1qnRag0VQ0/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY