Ndryshohet protokolli i mjekimit për COVID-19. Ilaçet që ndalohen të jepen

Ndryshohet protokolli i mjekimit për COVID-19. Ilaçet që ndalohen të jepen

1024
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë ndalon mjekët e familjes të mjekojnë të sëmurët me koronavirus me antibiotikë intravenozë me anë të një urdhri të ri.

Protokolli i mjekimit të pacientëve me Covid ka ndryshuar sërish dhe mjekëve të shërbimit parësor iu është bërë e qartë se çfarë skeme mjekimi duhet të përdorin.

Në shkresën që i është dërguar qendrave shëndetësore, theksohet se bazuar në format e shfaqura të virusit, pacienti duhet të mjekohet me medikamente antibiotikë nga goja dhe jo gjilpëra.

Udhëzimi i ri përcakton se në çdo rast kur pacienti përkeqësohet, mjekimi intravenoz duhet të bëhet në spital.

Por si po mjekohen sot në shtëpi pacientët me COVID?

Protokolli i mjekimit për pacientët me COVID-19 ndryshon nga njëri mjek familjeje tek tjetri.

Nëse një mjek mjekon pacientët me koronavirus me medikamente orale, me shumë mundësi gjendja e pacientit nuk do të përmirësohet menjëherë.Faktet tregojnë që pacientë e trajtuar me medikamente në formë tablete, pas disa ditësh kanë shfaqur përkeqësim të parametrave të gjakut dhe simptoma më të rënda se ditën e parë kur u konstatuan me COVID.

Nga ana tjetër rastet e trajtuara me medikamente antibiotikë gjilpëra intravenë janë përmirësuar.

Në këtë periudhë rastet më të shpeshta që shfaqen tek mjeku janë format e mesme, ku pacienti paraqet temperaturë 37-38, kollë dhe lodhje fizike.

Sipas udhëzimit të ri, kjo kategori pacientësh duhet të mjekohet me medikamentë oralë, ndërsa kortizonikët duhet të merren vetëm kur fillojnë problemet e frymëmarrjes.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY