Kasapet e makinave luksoze ne 22 vende, arrestohen edhe 17 shqiptare

Kasapet e makinave luksoze ne 22 vende, arrestohen edhe 17 shqiptare

127
0
Shares

Operacioni ndërkombëtar “JAD Mobile 3” ka vënë në pranga edhe 17 shqiptarë që akuzohen për vjedhje, çmontim dhe shitje pjesë pjesë të mjeteve luksoze në Europë. Policia ka sekuestruar 352 mjete të vjedhura si dhe 1077 pjesë makinash si motorrë, pasqyra, xhama, navigator e dyer.

Mjetet vidheshin në Europë, çmontoheshin dhe më pas shiteshin pjesët në 22 vende europiane dhe shtetet e ballkanit.

Operacioni u udhëhoq nga Agjencia Evropiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare FRONTEX , dhe u përqendrua në kontrollet në pikat e kalimit të kufirit dhe aktivitetet brenda tokës në 17 vende të BE dhe 5 vende në rajonin e Ballkanit.

Vendet dhe palët që u përfshinë në operacionin MOBILE 3 dhe lidhën operacione në të njëjtën periudhë kohore janë: Shqipëria, Austria, Bosnja Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Kosova *, Letonia, Lituania, Hollanda, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Spanja si dhe organizatat dhe agjencitë ndërkombëtare: FRONTEX, Europol, INTERPOL.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY