Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka prezantuar partinë më të re politike ku do të bëjë pjesë në garën për zgjedhjet e 25 prillit “Lëvizjen për Ndryshim”.
Topalli u shpreh se nuk do të të heshtë më e as nuk do qëndrojë anash, por do të mbështesë projektin e brezit të ri për të shpëtuar Shqipërinë që është në dorën e tre njerëzve që e kanë çuar në buzë të greminës.
Në fjalën e saj Topalli ftoi të rinjtë dhe të gjithë shqiptarët që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje për të sjellë ndryshimin.
Fjalimi i plotë:
“Ku ka më mirë se këtë lëvizje ta fillojë brezi i ri, unë jam e inspiruar nga fjalët e tyre, nga kauza dhe mbështetja përmes pranisë sot këtu. Jam e vendosur për të mos heshtur dhe për të mos pasur frikë. Jam me këta të rinj drejt një projekti të ri për t’i mbështetur. Që në jemi në mes të krizës është e dukshme. Vendi është në buzë të greminës. Cdo ditë takohemi me paradokse, ndërkohë vendet e punës po shkatërrohen dhe bizneset po mbyllen.
Nuk ka as qeveri dhe as opozitë të besueshme, qytetari nuk ka ku të gjejë drejtësi, gjykata administrative është afër kolapsit, të shkallës së janë duke u degraduar. Asnjëri nuk është i sigurt dhe një ditë të gjithë do të takohemi me këto sfida. Nuk kemi kohë me pritur. Jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve. Fushata është po me ata të tre, që bashkohen për të ruajtur karriget e tyre. Ata vendosin se kush duhet të bëjë biznes me ata, kush duhet të punojë.
Vendi është pa alternativë. Ata të tre do të bëjnë cdo gjë për të mbajtur monopolin politik. Kërcënojë dhe shpifin për cdo lëvizje të re. Sulmojnë edhe lëvizjen e të rinjve. Praktikisht fushata ka nisur, por më shumë se kundër qeverisë, kundër lëvizjes që nuk ka nisur. Gabojnë që sulmojnë të rinjtë. Ka dy mundësi në jetë, të pranosh kushtet ku jeton apo të marrësh përgjegjësinë për të ndryshuar.
Bashkë duhet të japim mundësinë e ndryshimit. Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës dhe Lulit. Shqipëria është e shqiptarëve. Unë jam e trishtuar, si shumë të tjerë edhe e frustruar, por kurrë nuk e kam humbur shpresën. Vendit i duhet një opozitë që nuk shitet dhe korruptohet. Për ta fituar këtë sfidë ka nevojë për njerëz me integritet të pa korruptuar. Me një drejtim të ri, politika do të jetë ndryshe.
Unë kam një ftesë dhe premtim, duhet të bëhem avokatja e interesave tuaja, bëni betejën për jetën tuaj, mos keni frikë, ngrihuni për projektin e ëndrrave tuaja, jeta është një spektakël i pabesueshëm. Ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Sot mbase nuk e kuptoni, por këta të rinj mund të kenë një jehonë të paimagjinueshme, hap pas hapi. Ne do ia dalim, mos keni frikë, frikë duhet të kenë vetëm ata që vjedhin dhe mbajnë peng partitë.
Nuk mund të kthehemi mbrapa, por të fillojmë ku jemi. Bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen për ta kthyer në shpresë. Kam për zemër një shprehje që thotë; A e dini cfarë bëhet kur nuk mundesh më? Ndryshon. Nuk dështojnë kurrë njerëzit që guxojnë të ndryshojnë, por dështojnë ata që nuk guxojnë që të ndryshojnë. Jam besimtare që ky projekt kurajoz, plot energji, për të mbyllur këtë tranzicion, unë ftoj çdonjërin për këtë betejë. Unë nuk kam as para, as vende pune për të ofruar, ju ofroj vetëm sfidë, kapeni.
Nuk kam asnjë pushtet, kam përvojën e nevojshme, vullnetin dhe besimin për të kontribuar që ky vend të bëhet, kam frikë se nesër mund të jetë vonë, prandaj ju ftoj “Eja me ne” për të sjellë ndryshimin për këtë vend. Deri më 25 prill unë nuk do të rresht për të bërë betejën bashkë, në 25 prill ne të gjithë do të heshtim, atë ditë do të flasin shqiptarët, ajo ditë do të jetë e tyre dhe do të vendosin nëse do të kemi një Shqipëri përsëri të Ramës, Metës dhe Lulit, apo tjetër. Ju falënderoj të gjithëve me gjithë zemër“ tha ajo.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/