Dy punëtorë dhe inxhinieri dyshohet të jenë bllokuar brenda galerisë së një miniere në Dibër.
Vëllai i inxhinierit, S.H., ka njoftuar i alarmuar policinë mbrëmjen e sotme rreth orës 18:15 duke parë që 62-vjeçari nuk është kthyer në shtëpi.
Ai ka denoncuar se i vëllai së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë kanë humbur kontaktet me familjen.
Policia njoftoi se grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.
Policia u shpreh se grupet e avari-shpëtimit janë njoftuar për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre personave në minierë.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/