Berisha per partite e ish drejtuesve te PD, shmang debatin por nuk...

Berisha per partite e ish drejtuesve te PD, shmang debatin por nuk ka mbeshtetje per ta

276
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News, ka komentuar për herë të parë krijimin e partive të reja të djathta të kryesuara nga ish-figura shumë të rëndësishme të Partisë Demokratike, si Jozefina Topalli, Myslim Murrizi si dhe Astrit Patozi.

Berisha dha një përgjigje diplomatike në lidhje me aktivizimin politik të ish demokratëve, ku citoi një thënie filozofike se ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’, raporton facweb.

Bejdo Male: Nëse ulesh me Myslim Murrizin, me Jozefina Topallin, me Patozin nuk e di se kam dyshime. ato japin jetën për Sali Berishën. Por nga ana tjetër në mënyrë të çuditshme ato kanë krijuar parti të reja. Ke një koment?

Berisha: Bejdo më vjen keq të them diçka. Nëse kthehemi në vitin 90 në vitin 90 unë pata disa shkrime në njërën prej tyre unë jam shprehur ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’. Kjo është thelbi i filozofisë ekzistencialiste, e cila në një farë mënyrë është filozofia e bashkëkohësisë e shekullit që shkoi dhe pasuroi shumë njerëzimin. Unë këtij mendimi i jam përmbajtur dhe i përmbahem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY