70 vjec, por mashtrues më të madh nuk ka parë Ballshi

70 vjec, por mashtrues më të madh nuk ka parë Ballshi

465
0
Shares

Një 70-vjeçar është arrestuar nga Policia në Mallakastër, pasi ka mashtruar shumë persona në qytetin e Ballshit duke iu marrë nga një sasi lekësh, me pretendimin se do t’i punësonte në një kompani ndërtimi për të cilën ai pretendonte se ishte menaxher.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga ky shtetas në qytetin e Ballshit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh, dokumente të ndryshme me emrat e personave të mashtruar nga ky shtetas, fotokopje të mjeteve të tyre të identifikimit dhe kontrata noteriale me shuma që varionin nga 1400 euro-10.000 euro të bëra me shtetasit që i kishte mashtruar me premtimin për t’i punësuar.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Operacioni nga  Komisariati i Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier.

Prezantohej si menaxher i një firme për ndërtimin e rrugëve dhe mashtronte qytetarë të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do t’i punësonte në firmën e ndërtimit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 70-vjeçari nga Kruja.

Sekuestrohen dokumente, deklarata noteriale dhe një shumë parash.

Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në qytetin e Ballshit, një shtetas po mashtronte qytetarët duke iu premtuar t’i punësonte në një firmë private kundrejt shumave të ndryshme lekësh, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Premtimi”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Sh., 70 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, i proceduar më parë dy herë për të njëjtën vepër penale (“Mashtrimi”).

Pas veprimeve të para hetimore rezultoi se ky shtetas nga data 23.10.2020 deri më datë 27.10.2020, ka mashtruar shumë persona në qytetin e Ballshit duke iu marrë nga një sasi lekësh, me pretendimin se do t’i punësonte.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga ky shtetas në qytetin e Ballshit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh, dokumente të ndryshme me emrat e personave të mashtruar nga ky shtetas, fotokopje të mjeteve të tyre të identifikimit dhe kontrata noteriale me shuma me shuma që varionin nga 1400 euro-10.000 euro të bëra me shtetasit që i kishte mashtruar me premtimin për t’i punësuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY