Ish deputetja Albana Vokshi ka publikuar sot premtimin e mëhershëm të kryeministrit Edi rama për rrogat e prapambetura të naftëtarëve.
“Edi Rama të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh. Askush s’i beson më atij, pasi ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura.
Në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli. I la burra e gra të pashpresë me arrogancën e një kryeministri që nuk di çfarë do të thotë të mos kesh mundësi t’u japësh darkë fëmijëve.
Gratë greviste në Ballsh janë në të drejtën e tyre.
Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.
Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit”, komenton Vokshi ne video. /DRONI.al/
https://www.facebook.com/559294428/videos/10158922408049429/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/