Gradeci, drejtori i Hidrokarbureve në AKBN që kërkohej për abuzimin e 1.4 mln i shpwtoi arrestimit heren e pare pasi dyshohej se aksioni u dekonspirua. Por sot u arrestua ne Rinas kur po kthehej nga Turqia.
Sipas sistemit TIMS, ai rezulton të jetë larguar nga Shqipëria në drejtim të Turqisë, pikërisht disa orë para se prokuroria të firmoste urdhërarrestet për Klodian Gradecin dhe tre zyrtarë të tjerë të AKBN, Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose.
Zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në fatura si punime të kryera, duke zhvatur vazhdimisht buxhetin e shtetit.
Po kështu, punonjësit e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur që kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD.
Të përfshirë në këtë aferë janë edhe dy biznesmenë. Më konkretisht, pas hetimeve ka rezultuar se “Phoenix Petroleum” e cila është në pronësi të biznesmenëve Isuf Berberi dhe Naim Kasa, me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte. Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës, apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte, dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.
Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e kundraligjshme të punonjësve të saj, me në krye titullarin Klodian Gradeci, është 1.472.766 USD.
Në detyrën e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Klodian Gradeci dha dorëheqjen pas skandalit me DH Albania, një kompani fantazmë e cila fitoi tenderin prej 12 milionë eurosh për linjën e transmetimit të energjisë Burrel-Peshkopi. Kujtojmë që e njëjta kompani e cila falsifikoi dokumentet si e regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara dhe fitoi tenderin 20 milionë euro të Unazës së Madhe.
Pasi skandali mori përmasa të mëdha, Gradeci u largua nga detyra. Edhe pse ishte person në hetim për skandalin, Gradeci u emërua në një tjetër detyrë të rëndësishme, në krye të AKBN. Një vit më pas ai shpallet person në kërkim për një tjetër skandal në zyrën e radhës të shtetit.
Arrestimet e tjera
në kuadër të operacionit “Akciza” janë arrestuar 6 persona, ndërsa janë shpallur në kërkimd 2 të tjerë.
Kështu, është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për:
Denis Durrësi, 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Qani Hoxhaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
S.M., 32 vjeç, banues në Tiranë, rruga “Ylbere Bylykbashi“, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.
Arben Doda, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tiranë, për veprën penale “Moskryerjes së detyrave nga organet tatimore”.
Naim Kasa, 53 vjeç, banues në Tiranë, biznesmen, për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim”, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Ndërkohë, është dhënë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj Rezarta Sulejmanit (Q), 35 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë inspektore në Drejtorinë e Auditimit tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Po ashtu, ishin shpallur në kërkim edhe Klodian Gradeci, 45 vjeç dhe Isuf Berberi, 51 vjeç.
Roli i zyrtarëve të akuzuar
-Denis Durrsi, ka patur rolin e Drejtorit të Auditit.
-Qani Hoxhaj, Drejtor Hidrokarburesh
-Arben Doda, inspektor tatimesh në Drejtorinë Rajonale Tiranë
-Naim Kasa, biznesmen në një kompani fantazmë.
-Rezarta Sulejmani, specialiste te AKBN.
Ekzekutimet e Vendimit të Gjykatës janë realizuar nga specialistët e krimit ekonomik në policinë e Tiranës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/