EMRI/ Basha: Nje nga personat kyc ne skemen e inceneratoreve, nen...

EMRI/ Basha: Nje nga personat kyc ne skemen e inceneratoreve, nen presion nga mafia

96
0
Shares

Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia, deklaroi sot kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja.

Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK”, tha  Basha sot gjate nje konference shtypi me gazetaret.

Ne vijim kreu i PD, Basha i beri nje analze situates se pandemise ne vend duke lajmeruar se ekipi i shëndetësisë pranë PD kanë marrë një numër shumë të madh raportimesh nga familjarë me simptoma COVID dhe u refuzohet tamponi.

“Numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i ulët se numri real i tyre. Numri i fataliteteve, po ashtu më i lartë seç raportohet. Edhe transparenca për COVID është kthyer në funksion të propagandës.

Vetëm në spitalin e Matit janë mbyllur disa pavione për shkak të përhapjes së infeksionit.

Ky kolaps i sistemit eshte emergjenca me akute qe kane sot shqiptaret”, tha Basha.

Kreu i opozites bëri thirrje qeverisë të ndalë rrjedhjen e fondeve për afera dhe t’i orientojë fondet drejt krizës shëndetësore.

“Sot një pagesë 3 milion euro nga thesari për një kontratë me kosto dyfishe për PPP-në në rrugën e Arbrit”, tha Basha.

Pyetje pergjigje me gazetaret:

Pyetje: Z. Basha, në vijim të përzgjedhjes së kandidatëve, kur do të ketë mbledhje të Kryesisë? Pse një pjesë e emrave nuk janë bërë ende publikë por do të kalojnë për votim të Kryesisë? Duke qenë se keni deklaruar se procesi do të jetë transparent.

 

Lulzim Basha: Sapo të ketë vendim për këtë do t’ua komunikoj zyrtarisht. Gjithçka kemi thënë ka qenë dhe është transparente.

 

Pyetje: Një ditë më parë ish lideri i demokratëve z.SaliBerisha, deklaroi ose ritheksoi qëndrimin e tij se ju, z.Basha keni gabuar në vitin 2017, kur nuk përfshirë në listat tuaja për kandidatë zonjën Jozefina Topalli. Në fakt, kjo deklaratë e z.Berisha  vjen vetëm dy ditë para se znj. Topalli të zyrtarizojë një lëvizje të re. A ndiheni përgjegjës ju z.Basha se, opozita ose Partia Demokratike, po shkon drejt zgjedhjeve të vitit 2021 e ndarë në disa parti ?  

 

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë parti të dalë nga Partia Demokratike. Ka vetëm parti të krijuara nga Edi Rama, por prapë është i pashpresë. Kjo e tregon se sa i pashpresë është.

 

Pyetje: Ju që në fillim të pandemisë, keni ngritur një grup ekspertësh në PD, për të monitoruar situatën. Ekspertët prodhuan edhe planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe çështjen e testimeve. Nga situata ku ndodhemi aktualisht, a rrezikon Shqipëria një mbyllje të dytë dhe në deklaratat tuaja, do t’ia rekomandonit qeverisë një gjë të tillë?

 

Lulzim Basha: Shqipëria rrezikon shumë më shumë sesa ajo që thatë ju. Shqipëria rrezikon një kolaps të paprecedentë të shëndetësisë dhe të ekonomisë. Gjashtë muaj pas dy muajsh sakrificë të shqiptarëve u hodhën kot. Ekonomia është në kolaps.

 

Është ekonomia me krizën më të thellë në Ballkan. Pse është kriza jonë dyfish më e thellë se e vendeve që na rrethojnë? Pse?

Sepse paratë e shqiptarëve në kohë krize nuk kanë shkuar për të ndihmuar shqiptarët.

Sepse paratë e shqiptarëve në kohë krize nuk kanë shkuar për të ndihmuar shëndetësinë.

Ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve?

Ja ku e keni, Shqipëria me paketën më të ulët COVID në Europë. Dhe grafiku që iu tregova dje, Shqipëria me shpenzimet më të larta për oligarkët për koncesionet.

 

Ja ku janë paratë e shqiptarëve.

 

Ja ku janë shpenzimet.

Kjo është arsyeja.

Detyra ime, në kushtet e kur sot si opozitë kemi vetëm fjalën është jo thjesht të tregojmë se çfarë ka ndodhur, të paralajmërojmë se do të bëhet më keq, por të tregojmë edhe rrugën e daljes.

Dhe rruga e daljes është plani me 5 pika.

Kemi katër javë që e përsërisim ditë për ditë në këtë sallë. Prandaj nuk alibi.

Nëse gjendja po shkon drejt kolapsit, kjo është sepse kryeministri i vendit po sillet si armik i popullit shqiptar.

 

Pyetje: Komisioneri për Zgjerimin ka përsëritur edhe njëherë apelin që Parlamenti të mos e miratojë Kodin Zgjedhor dhe të presë opinionin e Komisionit të Venecias. Çfarë ndodh nëse të enjten Kodi miratohet?

 

Lulzim Basha: Armik i popullit shqiptar.

Europa i thotë mos e kalo, se nuk të hap negociatat ndryshe, se nuk të pranoj unë ty në tavolinën e negociatave kur ashiqare don të shkelësh standardet minimale të zgjedhjeve.

Por tmerri që ka nga zgjedhjet dhe nga ndëshkimi që do ti vijë pas zgjedhjeve e ka shtyrë që ti vërë shkelmin përsëri interesit kombëtar të shqiptarëve.

Shkurt dhe qartë: Prej tmerrit që ka nga ndëshkimi dhe nga humbja e zgjedhjeve, po sakrifikon edhe njëherë interesin e shqiptarëve për të ecur në procesin e integrimit europian.

Nuk është hera e parë, Olta. Ky njeri këtë ka bërë gjithmonë. Kur ishim gati për të marrë ftesën për në NATO, organizonte demonstrata kundër NATO-s.

Kur ishim gati për të hequr vizat, e mbani mend apo jo, shkruante letra. Edi Rama shkruante letra në Bruksel: “po ju hoqët vizat shqiptarëve do t’ju vijnë të gjithë azilantë”.

E mbani mend apo jo?!

Kur ishte puna për të marrë statusin kandidat e bllokoi me 3 ligjet në parlament.

Dhe tani që kushti i vetëm është të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare, prapë prej frikës së tij nga humbja e zgjedhjeve po i mbyll shqiptarëve dyert e Europës.

Armik i popullit shqiptar.

Njësoj si me pandeminë, njësoj si me ekonominë, ashtu edhe me integrimin europian të vendit.

 

Pyetje: Mbrëmë morëm vesh nga ekrani nga zonja Rudina Hajdari që është një elektorat gri rreth 970 mijë shqiptarëqë nuk votojnë. Nëse 970 mijë shqiptarë do vendosin tëvotojnë Hajdarin ose të tjerë që kanë krijuar parti të reja, a do të ishit i gatshëm të bashkonit votat tuaja me me njëkryeministre si Hajdari?

 

Lulzim Basha: Ismet qënke lodhur kot që ke marrë gjithë këtërrugë për këtë pyetje! U bënë zgjedhjet me 30 qershor, palozgjedhjet moniste, nuk ishte opozita dhe pseudo-opozita nuk arriti dot të merrte vota.

Shqiptarët e kanë treguar fare qartë se nuk janë budallenj.

Më 30 qershor në votimet moniste siç e di fare mirë, opozita nuk mori pjesë. Pseudo opozita pa opozitën në fushë,  e patë vetë se si doli. Kjo mjafton për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare çdo pyetje të tillë. Të mos harxhojmë kohë sepse koha në këtë krizë nuk është thjesht flori, është shëndet. Le ta përqëndrojmë të gjithë energjinë tonë tek ato që kanë lidhje me shëndetin, jetën dhe ekonominë e shqiptarëve.

 

Pyetje: Mbase 970 mijë shqiptarë mund të vendosin për të votuar Hajdarin z.Basha. A do ta bashkonit ju votën me këtë kryeministër?

 

Lulzim Basha: Këtë temë e trajton ti shumë më mirë se sa e trajtoj unë, në emisionet e mrekullueshme satirike. Këtu s’jemi për satirë.

 

Pyetje: Kur folët për situatën e COVID-it, ju iu referuat mafies së ilaçeve, që sipas jush ka uzurpuar tregun e shitjes së antibiotikëve. Por gjatë gjithë këtyre ditëve ju kemi parë të flisni për mafian e plehrave dhe ju në fakt keni bërë publikë emra. Keni ndritur akuza duke nisur nga emri i Kryeministrit deri tek kryebashkiaku Veliaj. A do të ishte më e udhës që të bënit publike edhe emrat se kush qëndron pas kësaj mafie të ilaçeve?

 

Lulzim Basha: Emrat e mafias së ilaçeve? Po përse, ka njeri në Shqipëri që nuk e di se kush është mafia e ilaçeve? I pari është Tom Doshi. E gjithë politika shëndetësore vërtitet rreth Tom Doshit. Ata hoqën kompanitë perëndimore për t’i hapur rrugë ilaçeve fallco, ilaçeve me principial aktiv të dyshueshëm, dhe i pari dhe kryesori dhe strumbullari është Tom Doshi.

Nuk është i vetëm. Ka të paktën edhe një duzinë të tjerë që vërtiten rreth tij. Nuk ua di emrat, por e sigurtë është që me planin tonë për shëndetësinë nuk do të ketë më absolutisht asnjë hapësirë për mafian e ilaçeve.

Shqiptarët nuk do të blejnë më ilaçe që nuk janë ilaçe, që i pinë dhe nuk kanë efekt. Dhe Ministria e Shëndetësisë do të jetë një nga shënjestrat e para të anti-korrupsionit. Me themel. Që nga dita kur përzunë kompanitë perëndimore, e deri ditën kur të largohen me turp si qeveria më e babëzitur që zhvati paratë e shqiptarëve edhe në kohë pandemie me tenderasekretë dhe që dënoi me vdekje qindra shqiptarë deri më sot për shkak të babëzisë dhe korrupsionit dhe mbushjes së xhepave të tyre dhe klientëve të tyre.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY