Kryeministri Edi Rama tha sot se Kodi do kalojë sërish në Kuvend pa asnjë ndryshim. Deklarata e Kryeministrit erdhi pas mbledhjes së shtabit në PS, ku u pyet dhe për kthimin e Kodit Zgjedhor nga ana e presidentit Meta
“Askush nuk mund të vendosë në diskutim vendimin e Parlamentit, aq më pak Meta. Do ta votojmë sërish në Kuvend, pa asnjë ndryshim”, u shpreh Rama para mediave.
Presidenti Meta ktheu me 22 tetor Kodin Zgjedhor, për ti dhënë një mundësi parlamentit për të reflektuar, ndërsa në qendrimin e tij kishte një arsyetim prej 80 faqesh, hartuar nga ekspertët ligjore të presidencës.
Sipas Presidentit kodi zgjedhor favorizon partinë në pushtet, prish barazinë në zgjedhje dhe balancat politike, është në konflikt interesi me votuesit ne Parlament pasi janë shpërblyer me ligj.
Presidenti Meta e ka dërguar Kodin në Venecia për një opinion në lidhje me të por sic duket nuk do të pritet deri atë ditë. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/