Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

145
0
Shares
Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më datë 19 tetor 2020 ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Bujar Hoxha, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga detyra.

Vendimi i KPK shpjegon se procesi i rivlerësimit për prokurorin Bujar Hoxha kishte filluar prej dhjetorit 2019, kur edhe ishte caktuar trupi gjykues.

Më vonë më datë 22 shtator, Komisioni është njohur me vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, për mbarimin e statusit të magjistratit për prokurorin Hoxha, për shkak të dorëheqjes së tij.

KLP ka përcjellë në KPK, edhe informacion e marrë nga Gjykata Administrative e Apelit e cila konfirmonte se prokurori Bujar Hoxha nuk kishte paraqitur ankim kundër vendimit për mbarimin e statusit të magjistratit.

Në përfundim, trupi gjykues i KPK i përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, Genta Tafa(Bungo) relatore dhe Etleda Çiftja anëtare, kanë çmuar të ndëpresin vetingun për prokurorin Bujar Hoxha, duke argumentuar se ky i fundit ka ushtruar të drejtën për dorëheqje. Gjithashtu, KPK ka deklaruar humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY