Një shtetas francez është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës në lidhje me hetimin për jahtin e braktisur në Shëngjin.
Një dokument i gjetur brenda jahtit ka shërbyer për të lokalizuar dhe identifikuar francezin që ka pranuar pronësinë e jahtit dhe ka deklaruar se ka ndaluar për të takuar disa miq, por ka patur probleme me karburantin.
Jahti me flamur slloven i cili u gjet i braktisur në zonën e Patokut në datën 10 tetor dyshohej nga Policia se mund të përdorej për transportim të lëndëve narkotike, prandaj edhe u mbajt nën kontroll vazhdimisht.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/