DETAJET/ Si ndodhi ekzekutimi ne Fier, gjithcka ne sy te gruas

DETAJET/ Si ndodhi ekzekutimi ne Fier, gjithcka ne sy te gruas

286
0
Shares

Një 50-vjeçar i identifikuar si Ahmet Toska u gjet i vrárë  mëngjesin e sotëm në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende, ndërsa në zonë janë ngritur disa pika kòntrolli, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Burime bëjnë me dije se Toska ka qenë pa precedentë të mëparshëm, dhe njihej prej të gjithëve si një njeri i qetë dhe punëtor. Ai është qëlluar në kokë me pistoletë, teksa kishte dalë nga banesa dhe po ecte pranë një shkolle.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja Toska ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, të cilën në atë orar e përcillte çdo ditë për në punë. E shoqja e ka parë të gjithë skenën, ndërsa në lagje janë dëgjuar të ulëritura, raportojne mediat lokale.Mësohet se autori e ka qëlluar Toskën nga një distancë mjaft e afërt.

Njoftimi i Pòlicisë:

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrárë në rrugë me ármë zjárri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Pòlicisë Fier dhe FNSH Fier.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY