Basha: Shëndetësia në kolaps, njerëzve u refuzohet shërbimi shëndetësor

Basha: Shëndetësia në kolaps, njerëzve u refuzohet shërbimi shëndetësor

73
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët duke theksuar që në fillim falimentimin sipas tij të sistemit të shëndetësisë.

“Kam marrë dhjetëra mesazhe të qytetarëve me raste të ngjashme refuzimi me të ndjerin Çekiri. Përgjigjja e vetme e qeverisë është një paradë më shumë nga kryeministri, pa asnjë të dhënë sa mjekë, sa infermierë do punojnë në atë spital. Jam personalisht në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor. Nëse plani ynë do të ishte vënë në veprim do të kishim funksionale kapacitete për të pritur të prekurit me covid dhe mundësi që të përballonim të tjerë”, tha Basha.

Në vijim ai rrëfeu se pacientëve u duhet të presin shumë ditë për të bërë tamponin. Babai i nje kolegut tuaj ka pritur 6 dite me simptoma per te bere tamponin, tha Basha.

“Shumica dërrmuese e qytetarëve nuk mund ta përballojnë koston e paketës së trajtimit me paratë e tyre ndërsa qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar valën e dytë.Vala e dytë që sapo ka nisur e gjen të papergatitur këtë qeveri dhe Edi Ramën për ta përballuar

Prej 4 javësh kërkoj të ndërmerren 4 hapa të thjeshtë.

  1. Minimumi 2500 testime në ditë.
  2. Mbulimi i kostove të paketës së trajtimit të COVID, të merret përsipër nga shteti.
  3. Mobilizimi total i sistemit, për t’u përballur me çdo nivel të trajtimit të të sëmurëve.
  4. Bonusi 1000 € për mjek, 500 € për çdo infermier.

Sot sistemi është në kolaps dhe asnjë regji qëndrore nuk e fsheh dot këtë”, tha Basha.

Në vijim kryetari i PD-së folu për gjendjen e vështirë ekonomike që ka në të gjithë vendin. “Rënia e konsumit, treguesi më alarmamues i varfërisë që po shtrihet në shtëpi. Të gjithashifrat e rënies ekonomike janë tregues i papunësisë që rritet dita dites. Me çfarë do t’i blejnë ilaçet të papunët, të varfrit e shtuar të Shqipërisë? Buxheti 2021ofron 1.6 milion euro vetëm për zyrën e kryeministrit”, tha Basha.

Duke analizuar shifrat e buxhetit, Basha tha se në projekt buxhetin e vitit 2021 për shendetsine kane planifikuar vetem 3.3% te buxhetit nderkohe qe per koncensionet 118 milionë euro. Per ndertime godinash dhe zyra duke perfshire atë per zyren kryeministrore 38 milionë euro. Fondet për luks zyrash dhe konçesione korruptime janë të barabarta me gjysmën e paketës sonë të rimëkëmbjes, tha Basha.

“Asnjë vend në Europë nuk shpenzon sa Edi Rama për konçesione, 1/10 e gjithë ekonomisë. Asnjë kit testimi nuk është blerë nga qeveria, të gjitha dhuratë nga donatorët. Sot kam vetëm forcën e fjalës, por ata që kanë çdo instrument ligjor në dorë, keni detyrimin të ndërhyni, të veproni që situata të mos shndërrohet në një katastrofë”, deklaroi Basha./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY