Qytetarët e Tiranës paguajnë 17 përqind më shtrenjtë taksën e pastrimit, ndërsa qeveria jep qindra miliona euro për inceneratorët, por Tirana është e mbytur në plehra, deklaroi sot kreu i FRPD, Belind Kellici.
“Erjon Veliaj në vend që të pastrojë Tiranën, vë në lëvizje skemën mafioze të inceneratorëve. Qytetaret e Tiranës i paguajnë pronarëve të inceneratorëve plot 51 mijë euro në ditë. Bashkia e Tiranës, vetëm për vitin 2020, deri në fund të këtij viti planifikon të mbledhë plot 2.2 miliardë lekë nga tarifa e pastrimit, me një rritje prej 17% me vitin e kaluar”, tha Kellici.
Mafia e plehrave e drejtuar nga Erion Veliaj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Banda e Lushnjes dhe elemente të Ndraghetës, transferon çdo vit në parajsat fiskale përmes sekserëve të tyre, Mërtirit dhe Zotos plot 11 milionë euro. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/