“Prishet skaneri tek Infektivi, te gjitha urgjencat tek Senatoriumi”

“Prishet skaneri tek Infektivi, te gjitha urgjencat tek Senatoriumi”

162
0
Shares

Ekspertja e shendetesise, Luljana Ramasaci deklaroi sot se spitalet covid kane nje situate te renee dhe se ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu nuk ishte transparente.

”Askush se mohon dot se në urgjencën e Sanaroriumit janë shtruar të prekurit nga COVID-19 bashkë me të sëmurët e tjerë të painfektuar. Kjo provon keqmenaxhimin e situatës nga Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria”, deklaroi Ramasaci para mesiave ne oborrin e senatoriumit.

“Natyrisht, askush nuk pret të vertetën nga një ministre dhe një qeveri që, në vend qe të mundesoj nje shërbim shendetesor cilësor, bëri tendera sekretë për letra higjenike dhe bleu vetëm 5 aparatura respiratre kineze gjate kohes se pandemise.

Por çfarë nuk tha sot Ogerta Manastirliu në atë shfaqje të sforcuar tek spitali infektiv ?

E para që nuk tha është tejmbushja e spitalit infektiv dhe se prej dites se djeshme urgjencat shkojnë te gjitha në spitalin e senatoriumit.

E dyta që nuk tha është se ne spitalin infektiv, skaneri mjeti kryesor i punës, eshte jashtë funksionit.

E treta që Ogerta Manastirliu nuk tha është largimi në drejtim të paditur i drejtorit të senatoriumit ne momentet e situates se emergjences”, deklaroi para mediave Ramasaci. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY