Shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, vihen në pranga dy persona ne Tirane me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohet rreth 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.
Në kusder te operacionit policor të koduar “Kalaja”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :J(J).Ç., 32 vjeç dhe K(N).A., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të vendit./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/