Fitoi gjyqin. Ministria e Infrastruktures dhe Policia e Shtetit i kthejne biznesin...

Fitoi gjyqin. Ministria e Infrastruktures dhe Policia e Shtetit i kthejne biznesin Lul Berishes

201
0
Shares

Lulzim Berisha po kthen njera pas tjetres pronat e tij qe iu sekuestruan me heret nga  organet ligjzbatuese. Pasi ka marre nga OFL dhe SPAK makinen luksoze te llojit BMW, prej disa ditesh ai ka rimarre edhe kompanine Rajan 2007.

“Prej datës 7 tetor 2020 aksionerët e kompanisë së naftës “Rajan 2007”, Lulzim Berisha, Luljeta Berisha dhe Enkelejda Shoshi, kanë rifituar licencën e biznesit që administrojnë dhe tashmë kompaninë e kanë të lirë për të kuperuar në tregtinë e naftës”, raporton shqiptarja.com.

Licencat ishin hequr në muajin shkurt dhe Maj. Kompania “Rajan 2007”, ka tre licenca koperimi në transportin e naftës, ku njëra ishte për subjektin “Rajan 2007” dhe dy licenca për transportimin e naftës për dy kamionët me targë AA 550 YN dhe “Daimler Chrysler” me targe AA 551 YI. Vendimi për dhënien e licencës mësohet të jetë marrë në datën 7 tetor, nga Gjykata Administrative në Tiranë, ku kompania “Rajan 2007”, kishte paditur Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transporteve dhe Policinë e Shtetit.

Vendimi i shkallës së parë nuk është apeluar nga asnjë institucionet në gjykatën e administrative të Apelit. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar në datën 21 tetor 2020, duke njoftuar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Policinë e Shtetit dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit të pezullojë masën e revokimit të licencës për shoqërinë “Rajan 2007”. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY