Kanë nisur hetimet për aferat me inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
Prokuroria ka bërë bashkimin e kallëzimeve të bëra nga PD dhe nga Nisma Thurje dhe ka regjistruar procedim penal ku po hetohen personat e përfshirë në kërtë aferë, raporton syri tv.
Deri më tani hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë bërë sekuestrimin e të gjitha praktikave të prokurimit dhe kontratat e nënshkruara mes shtetit dhe kompanisë private.
SPAK ka lajmëruar që prokurorët e çështjes do të ndërmarrin veprime konkrete, po ato nuk mund të bëhen publike.
Partia Demokratike ka dorëzuar 3 padi për inceneratorët ku akuzon për shpërdorim detyre, pabarazi në tendera dhe për grup të strukturuar kriminal kryeministrin Edi Rama, ministrin Arben Ahmetaj, kryebashkiakun Erion Veliaj, ish-ministrin Lefter Koka dhe biznesmenët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
Nga viti 2015 rezulton të jenë paguar 72 milionë euro nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe funksionimin e tre inceneratorëve dy prej të cilëve ende nuk janë ndërtuar, ndërsa ai i Elbasanit nuk punon me kapacitet të plotë.
Të treja kontratat kanë një kosto financiare prej 400 milionë euro për taksapaguesit shqiptarë, çka ka bërë që të ngrihen dyshime për një aferë korruptive me pasojë të mëdha për ekonominë shqiptare.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/