LAJMI I FUNDIT/ Serish rritje ne numrin e infektimeve ne 24 ore

LAJMI I FUNDIT/ Serish rritje ne numrin e infektimeve ne 24 ore

243
0
Shares

Tre pacientë kanë humbur jeten nga koronavirusi ndërsa kanë rezultuar pozitivë 302 të tjerë, njoftoi ministria e Shendetesise.

Te gjitha detajet nga Ministria e Shendetesise:

Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,
30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër,
9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh,
5 raste në Krujë dhe Librazhd,
4 raste në Has dhe Peqin,
3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,
2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,
1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 302
Të shëruar ne 24 orë 54
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1405

Testime totale 112,969
Raste pozitive 18250
Raste të shëruara 10395
Raste Aktive 7390
Humbje jete 465

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3653
Durrës 724
Shkodër 494
Fier 487
Korçë 459
Lezhë 369
Elbasan 334
Vlorë 285
Berat 217
Kukës 178
Dibër 95
Gjirokastër 95./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY