Kam të gjitha pritshmëritë se SPAK do bëjë pjesën e vet

Kam të gjitha pritshmëritë se SPAK do bëjë pjesën e vet

106
0
Shares

E ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” Ambasadorja Amerikane Yuri Kim u pyet se çfarë mendonte mbi  padinë e ngritur në SPAK nga Partia Demokratike, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Ambasadorja Kim tha se ka të gjitha pritshmëritë që SPAK do të bëjë pjesën e vet në këtë aspekt.

Blendi Fevziu: Por po flasim në përgjithësi sepse kemi edhe një rast konkret, për shembull. Partia Demokratike, partia më e madhe e opozitës ka dërguar dy dosje për çështjen e inceneratorëve. Kanë ngritur padi kundër Ramës, Ministrit Ahmetaj, Ministrit Gjiknuri, dhe disa të tjerë. Është hera e pare që SPAK ka dokumente, nuk e di cilësinë e dokumenteve, SPAK do t’i verifikojë, kundër atyre që quhen peshq të mëdhenj në vend. A mendoni që SPAK do të reagojë sa më shpejt që të jetë e mundur në këtë rast?

Ambasadorja Kim: Kam të gjitha pritshmëritë se SPAK do bëjë pjesën e vet. Pretendimet janë ngritur, provat janë paraqitur dhe tani është detyra e SPAK që të shohë provat dhe të vazhdojë procesin më tej./ Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY