I ftuar në studion e “Euronews” kreu i PD, Lulzim Basha, u shpreh që drejtësia duhet të hetojë se pse paratë e shqiptarëve shkuan tek mafia e plehrave pasi në këtë aferë janë të përfshirë politikanë të korruptuar dhe krimi i organizuar.
“Lulzim Basha: Në këtë aferë janë përzierë edhe politikanët e korruptuar, edhe krimi i organizuar. Prandaj SPAK-u vetë, ekzistenca e SPAK-ut, arsyeja e ekzistencës së SPAKU-t, është hetimi me shpejtësi dhe me transparencë dhe vënia para përgjegjësisë e atyre që në kohë pandemie i çojnë në duart e mafies. Ilva Tare: Do më përgjigjeni se është hera e katërt që po pyes?
Lulzim Basha: Patjetër!
Ilva Tare: Çfarë problem ka me kontratat e inceneratorëve?
Lulzim Basha: Mund të na duhet një kohë e gjatë për ta shpjeguar.
Ilva Tare: Keni problem me kontratën, keni problem me proçedurën?
Lulzim Basha: Absolutisht gjithçka! Jo vetëm unë! Në qoftë se e mbani mend, edhe vetë i pari i qeverisë, javën e kaluar në një studio tjetër tha që nuk mbaj përgjegjësi për proçedurat. Edhe ai u përpoq t’i ikte përgjegjësisë personale duke thënë, duke pranuar de-facto që proçedurat janë të korruptuara. Po a ka shqiptarë që nuk e kupton, që 22 vjeçarë me një mijë euro, pa asnjë ditë përvojë në trajtimin e plehrave, merr një kontratë të cilës i janë paguar 24 milionë euro? Ku ndodhin këto gjëra? Vetëm në Shqipëri, si ai 26 vjeçari i Unazës së Tiranës. E mbani mend atë tjetrin?
Ilva Tare: Po!
Lulzim Basha: Ç’janë këta 22,25,26 vjeçarë pa asnjë ditë punë, me një kompani që e krijojnë një ditë para se të merret tenderi, me një kapital prej 1000 mijë euro, që fitoi një tender, firmosi një kontratë 40 faqe më qeverinë që merr 10 vendime, 15 vendime, 17 vendime në favor të kësaj komapnie dhe pastaj papritur e gjejnë veten e tyre
Ilva Tare: A nuk i takon drejtësisë ta bëjë këtë hetim?
Lulzim Basha: Po këtë po kërkojmë ne!
Ilva Tare: Se kur e denoncon Partia Demokratike apo denoncohet politikisht, merr edhe mburojë politike pastaj.
Lulzim Basha: Shiko, ne këtë po kërkojmë. Nuk po e kërkojmë sot. Ne kemi që në vitin 2014 që denoncojmë inceneratorët. Që para se të bëheshin fakt.
Ilva Tare: Si i intensifikuat tani akuzat për inceneratorët?
Lulzim Basha: Për faktin e thjeshtë. Sepse tani…
Ilva Tare: A është fushatë? A e keni për efekt elektoral këtë?
Lulzim Basha: Jo, jo aspak! Siç ju thashë, sepse tani ndërkohë që ne kërkonim, që qeveria të zbatonte planin me 5 pika, që është një farë pakete e 3-të, vetëm Shqipëria nuk e ka bërë. Çdo vend tjetër në rajon, edhe Kosova, edhe Maqedonia po marrin masa. Masa shëndetësore, masa ekonomike. Ndërkohë që ne bënim në mënyrë të përsëritur këtë kërkesë, unë personalisht në konferenca për shtyp, nga terreni pranë biznesit, pranë mjekëve e kudo tjetër, zbuluam që këta jo vetëm nuk i vijnin veshin kërkesave tona të drejta për të zbatuar një paketë, që siç ju thashë e zbaton çdo vend tjetër, por vazhdonin paguanin miliona euro konçesione të korruptuara. Dhe tani po ju them dhe diçka tjetër. Kjo e inceneratorëve…
Ilva Tare: Qeveria e ka detyrim me kontraktorët të paguajë kontratat?
Lulzim Basha: Jo, këto janë kontrata ilegjitime, të paligjshme! Këto kontrata duheshin anulluar që në momentin e pare. Këto s’duheshin bërë kurrë!
Ilva Tare: Po pse? Kush e thotë këtë?
Lulzim Basha: Kush e thotë? Ligji shqiptar e thotë.
Ilva Tare: Kush e interpreton ligjin?
Lulzim Basha: Si? Shiko tani, natyrisht që e interpreton gjykata! Tani s’kam ndërmend të bëj gjykatën këtu, por edhe të thuash që kjo nuk është çështje politike është gabim i madh. Është çështje e drejtësisë por mbi të gjitha përgjegjësi politike, se këto janë paratë e shqiptarëve. Kush i çoi në xhepat e mafies? Kush i çoi te mafia e plehrave? I çoi politika, i çoi kryeministri, i çuan ministrat me firmat e tyre. Janë para që i kanë marë paratë dhe i kanë çuar në xhepat e mafies. Pikërisht në kohën kur qytetarëve ju duhen këto para, për ushqime, për ilaçe, për t’u mjekuar. Ju duhen spitaleve, ju duhen mjekëve, ju duhen biznesit. Pra ky është një akt politik, nuk është një akt juridik. Një akt politik dhe secila prej këtyre kontratave është lidhur në mënyrë të paligjshme.”
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/