Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nënshtetësia gjermane, shtohet një kusht tjetër për ata që duan ta marrin

19/10/2020
Sulmi në Mynih, Kosova shpall të dielën ditë zie për tre të vrarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë! Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të landit Baden-Württemberg në Mannheim. Fjala është për një libanez 40-vjeçar, i cili jeton në Gjermani që nga viti 2002, Ai ka studiuar mjekësi në Gjermani dhe punon ndërkohë si mjek specialist në një klinikë.

Në vitin 2012 ai e dha provimin për marrjen e nënshtetësisë, por në vitin 2015 refuzoi t’i jepte dorën nëpunëses që donte t’i jepte certifikatën e nënshtetësisë.

Premtim bashkëshortes apo mendësi fundamentaliste

Ai pretendoi se i kishte premtuar së shoqes – një myslimaneje me nënshtetësi gjermane dhe origjinë siriane – që të mos i jepte kurrë dorën ndonjë gruaje tjetër, por zyra përkatëse ia refuzoi marrjen e nënshtetësisë.

Libanezi shkoi në gjyq dhe gjykata argumentoi se ai nuk pranon t’i japë dorën një gruaje “si rezultat i një konceptimi fundamentalist të kulturës dhe të vlerave” dhe nuk pranon që t’i përshtatet mënyrës së jetesës në Gjermani. Dhënia e dorës të tjerëve ka “rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës” mes njerëzve në Gjermani, argumentoi trupi gjykues.

Kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë dhe pasaportë gjermane

Mjeku libanez pretendoi se ndërkohë nuk i jepte më dorën askujt, sepse është pro barazisë së burrit dhe gruas, por gjykata e konsideroi këtë si një thënie thjesht për arsye taktike.

Pandemia nuk përbën argument

Gjykata argumentoi po ashtu se fakti që për momentin njerëzit nuk i japin më dorën njëri-tjetrit për shkak të pandemisë së koronës nuk mund të merret në konsideratë, sepse “për shkak të traditës së gjatë historike që ka dhënia e dorës të tjerëve”, gjykatësit nuk mendojnë se dhënia e dorës si ritual do të mënjanohet përgjithmonë./DW

Tags: gjermaniakushtinenshtetesiapasaporta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.