Denoncimi i PD: Shkolla ‘’Emin Duraku’’ vatër e rrezikshme e COVID-19, 8...

Denoncimi i PD: Shkolla ‘’Emin Duraku’’ vatër e rrezikshme e COVID-19, 8 mësues të infektuar dhe 20 të karantinuar

177
0
Shares

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi denoncon se në shkollën ‘’Emin Duraku’’ në Tiranë janë aktualisht 8 mësues të infektuar dhe 20 të karantinuar nga COVID-19.

Vokshi deklaron se drejtoria e shkollës nuk ka dhënë asnjë informacion tek prindërit dhe nxënësit për mësuesit e infektuar duke krijuar një amulli, teksa shton se zëvendësimi i tyre nuk ofron zgjidhje.

Më tej ish-deputetja thekson se shkollat po shndërrohen në vatra të COVID_19 pasi vetëm javën që lamë pas pati 320 mësues dhe nxënës të infektuar.

Ajo akuzon qeverinë që e ka lënë situatën e rëndë në arsim në gjendje të lirë dhe se s’ka marrë asnjë masë për të parandaluar rastet me COVID-19.

Asnjë njoftim i bërë nga drejtoria e shkollës për prindërit e nxënësve, në mënyrë që prindërit vetë, përtej masave që merr shkolla, përtej masave që merr qeveria, të mund të marrë masat e duhura për të siguruar mirëqënien dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

Pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme nga ana e prindërve, nga ana e Këshillit të Prindërve, drejtoria ka refuzuar që t’u japë në vijimësi informacion për mësuesit që rezultonin pozitivë në “Shkollën Emin Duraku”.

Zëvendësimi i mësuesve të karantinuar apo mësuesve që kanë rezultuar pozitivë me mësues në dispozicion, nuk është zgjidhje.

Kjo jo vetëm se ka çorientuar dhe ka sjellë amulli në programin mësimor të nxënësve të kësaj shkolle, me orë të tepërta shtesë të panevojshme, por nuk është bërë asnjë tamponim, nuk është marrë asnjë masë për tamponimin e nxënësve të klasave ku kanë rezultuar mësues pozitivë dhe gjithashtu asnjë prind nuk është kontaktuar nga institucionet përkatëse, nga ISHP-ja, mjeku i familjes.

Kështu nuk dihet ku janë vatrat e përhapura të Covid 19 ndër nxënës apo tek familjet dhe tek prindërit e tyre. Në këtë mënyrë nuk mund të izolohen rastet dhe nuk mund të ndërpritet zinxhiri i infeksionit. Virusi është përhapur kudo.

Vetëm javën e fundit, nga informacionet që vijnë në PD, janë me dhjetëra rastesh mësuesish, dhjetëra raste nxënësish, duke e çuar numrin total në më shumë se 320 mësues dhe nxënës të infektuar me Covid 19, të izoluar dhe të karantinuar.

Sigurisht ky numër është shumë herë më i madh, por drejtorët militantë duke zbatuar urdhrin për kodin e heshtjes, nuk bëjnë publike rastet dhe nuk informojnë jo vetëm mësuesit por edhe prindërit e nxënësve që mësojnë në shkollat e tyre.

Unë dua të sjell në vëmendje për të gjithë ata drejtues të cilët nuk bëjnë publik rastet e mësuesve apo të stafit të shkollave që janë pozitiv, dua të sjell në vëmendje që pikëisht që ndryshimet e fundit të Kodit Penal i konsiderojnë përhapjen me qëllim apo pa qëllim të pandemisë Covid 19, si vepra penale e cila dënohet me burgim”,-shprehet ish-deputetja.

#LIVE – Albana Vokshi deklaratë për mediat, nga shkolla "Emin Duraku"

Situatë e rëndë me COVID në shkolla, PD: Qeveria nuk merr asnjë masë, fsheh rastet me COVID, shkollat nuk lajmërojnë prindrit. Zgjerohet harta e virusit me mbi 320 mësues e nxënës të prekur. Albana Vokshi deklaratë për mediat, nga shkolla "Emin Duraku"

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 19 octobre 2020

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY