Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të shtëna me armë zjarri në Mallakastër, policia sekuestron kallashnikov, granatë e municion luftarak

17/10/2020
Të shtëna me armë zjarri në Mallakastër, policia sekuestron kallashnikov, granatë e municion luftarak
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Fierit ka goditur dy raste të armëmbajtjes në Mallakastër dhe Divjakë, në kuadër të kontrolleve masive të ushtruara në orët e fundit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas alarmit të banorëve se ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një arsenal me armë zjarri, municion luftarak, granatë me ndezës, radio policie, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa ka vënë në pranga shtetasit Dashamir Kullorja dhe Jurgen Rroshi.

“Si rezultat i kësaj pune, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “5 Shkurti” ka pasur të shtëna me armë zjarri, është ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme dhe si rezultat është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 63 vjeç.

Ky shtetas qarkullonte me armë zjarri në lagje dhe qëllonte me armë zjarri duke shkaktuar panik e frikë te banorët. Kur ka parë shërbimet e Policisë, ai ka tentuar të hedhë armën dhe të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë, të cilët i kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov.

Gjatë kontrollit të banesës së 63-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1245 fishekë, tre krëhra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje.

Po në vijim të kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë kanë ushtruar kontroll në fshatin Tërbuf, Divjakë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin J. Rr., 25 vjeç.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Divjakë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 2 krëhra dhe 38 fishekë”,-njofton policia.

//DRONI.al/

Tags: arrestimemallakasterte shtena me arme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.