I ftuar në studion e lajmeve të Fax News, pedagogu Ilir Pecnikaj ka folur rreth vendimit të qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e jashtme.
Pecnikaj u shpreh se të vetmet maska që duhet të përdoren janë maskat kirurgjikale pasi maska prej cope në shumicën e rasteve bëhet burim infeksioni.
Ai e konsideron të turpshëm faktin që qeveria bën spot për rilarjen e maskave, pasi ato nuk mund të lahen me rroba të zakonshme.
Lidhur me testimet që kryhen, pedagogu tha se ato janë shumë të ulëta, dhe hodhi akuza të rënda, se në spitalet Covid fshihet numri real i personave që humbin jetën.
Sipas tij vetëm në një ditë, 12 persona kanë humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi”, dhe nuk janë raportuar si raste Covid, për shkak se tamponi u ka dalë negativ.
Kjo sipas Pecnikajt ndodh pasi tamponi bëhet në fazën e fundit të sëmundjes.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/