Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot te vijoje gjykimin e gjyqtares Arjana Fullani duke rrezuar kerkesen e saj per nderprerjen e gjykimit.
KPA zhvilloi sot seancën në dhomë këshillimi të çështjes që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
“Pasi mori në shqyrtim çështjen dhe rrëzoi me shumicë votash kërkesën e subjektit të rivlerësimit për pezullimin e gjykimit, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 04.11.2020, ora 10:30”, thuhet ne njoftimin e KPA.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/