Gjykimi i inxhinierëve të ARRSH, lirohen 3 prej tyre

Gjykimi i inxhinierëve të ARRSH, lirohen 3 prej tyre

122
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre zyrtarët e ARRSH në seancën e zhvilluar ditën e sotme.

Nga masa “arrest me burg” që ishte vendosur për inxhinierët  Lekë Tushaj dhe Kastriot Braha u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Për Agron Hasën i cili është akuzuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh” mbeti në fuqi masa “arrest shtëpie”.

Ditën e mërkurë Prokuroria e Durrësit njoftoi se Agron Hasa, Kastriot Braha, Aferdita Basha e Dhurata Lazaj, specialistë inxhiniere të ARSH, dhe Spartak Tarkaj, Astrit Zenelaj, Leke Tushaj drejtorë të drejtorive të ARSh-së si dhe anëtarë të Këshillit Teknik, po gjykohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe  “Dhënie e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, kryer në bashkëpunim, parashikuar në nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal.

Prokuroria zbuloi nga hetimet fakte që tregonin se veprimet e tyre kishin shkaktuar dhe një sërë aksidentesh automobilistike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY