Vetëdorëzohet 19 vjeçari që kreu atentatin ndaj Shefit të Policisë së Malësisë...

Vetëdorëzohet 19 vjeçari që kreu atentatin ndaj Shefit të Policisë së Malësisë së Madhe

171
0
Shares

19-vjeçari që kreu atentatin ndaj shefit të Policisë të Malësisë së Madhe, Ilirjan Hasanaj është vetëdorëzuar.

I riu ka pranuar krimin, por forcat blu nuk e kanë gjetur akoma armën me të cilën u qëllua Mentor Hasanaj, ndërkohë që mbeten ende mister arsyet e këtij atentati mafioz.

Arben Hasanaj, babai i 19 vjeçarit, doli ditën e djeshme para mediave dhe i bëri thirrje të birit që të dorëzohet para policisë duke shtuar se do e përkrahë të birin në çdo moment.

Në ngjarjen e rëndë që ndodhi të dielën, kur i riu qëlloi nga motori drejt makinës së shefit të policisë, mbetën të plagosur Mentor dhe Xhelal Hasanaj. Në makinë gjatë atentatit ndodhej edhe bashkëshortja e Mentor Hasanaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY