Shkarkohet prokurori Çlirim Shahini, fshehu hotelin në Sarandë e pushoi çështje pa...

Shkarkohet prokurori Çlirim Shahini, fshehu hotelin në Sarandë e pushoi çështje pa arsye

85
0
Shares

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Çlirim Shahini pasi nuk arriti të justifikonte pasurinë e tij.

Trupa gjykuese e KPA, e përbërë nga Sokol Çomo kryetar, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama e Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për lënien në fuqi të vendimit nr. 124, datë 26.03.2019 të KPK lidhur me subjektin e rivlerësimit të Çlirim Shahinit.

Edhe pse Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) e ka konstatuar në përputhje me ligjin deklarimin e pasurisë së prokurorit Shahini, KPK e ka gjetur të pamjaftueshëm e të rremë.

Hetimi u fokusua në një ndërtesë të ndërtuar mbi një objekt ekzistues tre katësh në pronësi të shteasit D.(M.)R., në Sarandë. Ndërtimi, 2 kate plus papafingo, ishte pasqyruar në deklaratën vetting me burim krijimi të ardhura familjare dhe huadhënie.

Komisioni hetoi marrëdhënien midis prokurorit Shahini, shoqërisë ndërtuese dhe shtetasit D.R., i cili është pronari i tokës dhe ndërtesës ekzistuese. Por ky i fundit rezultonte që i kishte falur Shahinit sipërfaqen për të ndërtuar, madje edhe e kishte strehuar atë dhe nënën e tij pa pagesë për 12 vjet.

KPK vuri në dyshim edhe kohën e ndërtimit të godinës. Në fund të hetimit dhe analizës ligjore, trupi gjykues arriti në përfundimin se ndërtesa në pronësi të prokurorit Shahini është përfunduar që në vitin 2013 e jo më vonë siç u pretendua në deklaratën e rremë të prokurorit Shahini.

Problem tjetër është edhe një hua prej 2.7 milionë lekëve të padeklaruar nga prokurori Shahini. Sipas komisionit, ai nuk ka pasqyruar si burim të krijimit të kësaj shtëpie huan e marrë prej shoqërisë ndërtuese në vlerën e 2.7 milionë lekëve.

Hetimet kanë zbardhur dhe pushimin e vonimin pa kryer hetime të plota për çështjen penale të një personi djali i të cilit ishte plagosur në një përplasje me armë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY