Gjyqet ndërkombëtare janë bërë një barrë për buxhetin e shtetit pasi sipas të dhënave zyrtare rezulton që në vetëm tre muajt e fundit të jenë humbur 14.4 milionë euro.
Sipas të dhënave më të fundit që vijnë nga Avokatura e Shtetit në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut bëhet e ditur se totali i këtyre vendimeve ka shkuar në plot 32 milionë euro.
Peshën më të madhe të gjyqeve të humbura nga pala shqiptare e kanë ato që lidhen me procesin e kompensimit të pronave.
Dy çështjet e fundit, “Beshiri kundër Shqipërisë“ dhe “Gjergo dhe Babicenko kundër Shqipërisë“ janë padi që ishin bërë ndaj shtetit shqiptar në Gjykatën Evropiane për të drejtat e Njeriut për sa i përket trajtimit të pronës. Këto dy gjyqe pala shqiptare i ka humbur dhe do i duhet të paguaj 14.4 milionë eurosh.
Pavarësisht humbjeve që shteti shqiptar po pëson vazhdimisht, në këtë mes ka edhe një fitore që lidhet me lënien në fuqi të çmimit që qeveria parashikon kompensimin e ish-pronarëve.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/