“Numri i infektimeve në Shqipëri është shumë më i lartë”, Basha: Kam...

“Numri i infektimeve në Shqipëri është shumë më i lartë”, Basha: Kam që nga marsi që i kërkoj Ramës 2500 testime në ditë

90
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar edhe planin e mbajtjes së maskave në mënyrë të detyrueshme nga qytetarët në gjithë Shqipërinë si në ambiente të mbyllura apo të hapura për t’u mbrojtur nga COVID-19, përveç disa kategorive.

Mes të tjerash Basha tha se të dhënat e raportuara për të infektuarit dhe viktimat janë të manipuluara. Kryedemokrati theksoi se qeveria nuk ka bërë asnjë reagim pas deklaratës së tij, për të cilën u referohet burimeve se spitalet Covid nuk kanë më kapacitete.

“Prej marsit i kërkoj ditë për ditë, 2500 teste në ditë. Plotësisht e mundur për t’u blerë dhe administruar dhe përballuar në këtë mënyrë, me vërtetësi, përmasat e vërteta të pandemisë dhe kjo sjelle, gjurmimin dhe izolimin e kontakteve. Kjo është detyra e qeverisë nuk është detyra të dalin si sharlatanë vëre maskën këtu mos e vër maskën atje se po se’ vura do të vë gjobën. Kjo është të lash duart me shëndetësinë, me jetën e njerëzve ndërkohë që vjedh paratë e njerëzve. 2500 testime në ditë është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri në ditë, kurs sipas statistikave ët tyre zyrtare dje kemi arritur një rekord infektimesh“,-shprehet Basha.

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

#LulzimBasha #LIVE – Bashkëbisedim me gazetarët

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 14 octobre 2020

Plani i Rimëkëmbjes: 5 hapa kundër krizës te cilat Basha i rikujton dhe njehere:

1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor: Përgatitja për një shpërthim tjetër të infeksionit të COVID-19, duke:
a) Rritur numrin e testimeve për COVID në 2500 testime në ditë.
b) Rimbursim i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID.
c) Sigurimin e paisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore.
d) Bonus 1000 Euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier për 6 muajt e ardhshëm.
 
2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:
a) Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
b) Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
c) Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.
 
3. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:
a) Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.
b) Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
c) Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
d) Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.
4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

5. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:
a) Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.
b) Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY