Një tjetër arsimtar ka humbur jetën për shkak të koronavirusit. Fatkeqësisht Dedë Malaj, drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, ka ndërruar jetë.
Lajmin është dhënë nga të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij, të cilët kanë postuar dedikime prekëse në rrjetet e tyre sociale.
Ndërkohë dhe shkolla “Lidhja e Prizrenit” Paskuqan ka shkruar në faqen zyrtare në Facebook:“Sot humbem nje shok te mire , baba te perkushtuar, e familjar model,nje koleg i palodhur , nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles , e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.Qofsh i xhenetit Dede Malaj !Ngushellime te sinqerta nga kolektivi,prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1. Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhimbje! Te qofte dheu i lehte!”
“Nuk ishte rradha jote per te ik nga kjo bote o shoku im Dede Malaj…Ishte heret,shume heret per te na lene..Ngushellime familjes,femijeve!!! Te qofte dheu i lehte o zot!!!E i pac lënë uratën fëmijëve.” shkruajn një nga miqtë e tij në rrjetet sociale.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/