Mbyllet ambasada shqiptare ne Rome, do dezinfektohet per infeksion

Mbyllet ambasada shqiptare ne Rome, do dezinfektohet per infeksion

141
0
Shares

Nje staf i ambasades shqiptare ne Rome shkaktoi mbylljen e sherbimeve te saj pasi u identifikua me covid. Ambasada lajmeroi mbylljen sot ndersa pritet te behet dezinfektimi i saj dhe stafi tjeter do te kryeje testin, sic ndodh ne Itali ndryshe nga Shqiperia, ku supozohet se ke covid nese dikush afer teje eshte me virus,por test nuk te ben njeri.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë njoftim të menjëhershëm, i kushtëzuar nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19, ju bëjmë me dije se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve tona dhe mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë. Brenda ditës së nesërme do të njoftoheni për rifillimin e shërbimeve.

Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj.

Takimi i gjithsecilit do të zhvendoset në momentin më të afërt dhe të sigurt”, thuhet ne njoftimin e ambasades. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY