Ambasadorja amerikane ne Tirane, Yuri Kim ka reaguar lidhur me një lajm të publikuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, media zyrtare e qeverise shqiptare.
Në lajmin e postuar nga ATSH thuhet që sipas Ambasadores Kim “qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushtë”.
Nderkohe Ambasadorja Kim ka deklaruar se “qeveria duhet të punojë në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta”.
Ambasadorja Yuri Kim është detyruar të përgënjeshtrojë lajmin me një postim në Twitter ku shkruan: “Ky titull është çorientues dhe duhet korrigjuar. Kjo nuk është ajo që thashë” dhe bashkangjit linkun me lajmin e rremë që thotë: “Ambasadorja Kim: Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua një duartrokitje për ministren Gjonaj”.
ATSH Eshte agjencia zyrtare e lajmeve dhe Kryeministri Rama cakton dhe drejtorin e saj.
This headline is misleading and should be corrected. This is not what I said. Here is what I said: https://t.co/6X35u0Ja1S https://t.co/qo2griD7Ca
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 14, 2020
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/