Miranda Dashëhana është vajza që ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në aksidentin në aksin Librazhd-Elbasan.
Ajo u përplas nga një automjet tip “Golf” teksa po kalonte rrugën dhe gjeti vdekjen. Mësohet që vajza ishte e shoqëruar nga familjarët e saj, por vendosi të kalojë rrugën vetëm, çka shkaktoi aksidentin tragjik.
Sipas policisë për shkak të motit të keq drejtuesi humbi kontrollin e automjetit. Ndërkohë shoferi i identifikuar si Gentjan Askurti është shoqëruar për në polici.
Njoftimi i policisë: Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/