Gjatë videokonferencës së kryeministrit Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel u bisedua rreth pandemisë së COVID-19, marrëdhëniet bilaterale e ekonomike si dhe për integrimin e Shqipërisë në BE, kështu u shpreh Zëdhënësi i Qeverisë Gjermane Steffen Seibert.
Seibert tha që Këshilli Europian vendosi të nisë bisedimet zyrtare të pranimit të Shqipërisë në BE, por shpejtësia e reformave të rëndësishme si drejtësia dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit përcakton edhe bisedimet.
Reagimi i plotë i Steffen Seibert: Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference. Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/