Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, inspektoi nga afër punimet për ndërtimin e banesave për familjet që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama i tërhoqi vëmendjen një prej personave që e shoqëronin duke i kujtuar se nga e enjtja maska do të jetë më detyrim përveçse në ambientet e shtëpisë. “Të enjten maska është me detyrim, kudo, vetëm në shtëpi jo“, tha Rama.
Duke folur me përgjegjësit për ecurinë e punimeve, Rama tha se puna duhet të vazhdojë pa pushim pavarësisht motit që të mos shkaktohen më vonesa pas asaj që erdhi për shkak të pandemisë së koronavirusit.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/