Epidemiologu Alban Ylli u shpreh në një intervistë me gazetarin Endri Xhafa në Abc News, që detyrimi i mbajtjes së maskave edhe në ambjentet e jashtme është vendimi i duhur për të shpëtuar jetë.
Gjatë intervistës Ylli u shpreh që virusi është po aq agresiv sa ka qenë, por jo në vendet Perëndimore. Kjo sipas tij lidhet me faktorë epidiomiologjik e jo me masat kufizuese.
Epidiomiologu iu përgjigj pyetjes nëse qeveria gaboj me minimizimin e rëndësisë së maskave në fillim të pandemisë duke thënë që ka pasur dy arsye për ato vendime. E para lidhet me qëllimin për të ruajtur maskat për ata që kishin më shumë nevojë.
Arsyeja e dytë lidhet me evidencat të cilat në fillim të pandemisë nuk ishin të njëjta me të tashmet. Në fillim të pandemisë kishim të bënim me një kontekst tjetër pasi në atë kohë iu kushtua rëndësi shtetrrethimit dhe distancimit social, duke ulur rolin e maskës.
Sipas Yllit mesazhi që duhet dhënë sot është mëse i qartë. Nuk mund t’i rikthehemi karantinës e në këto kushte mbajtja e markës bëhet detyrim. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/