Plagoset Shefi i Policisë së Shkodrës

Plagoset Shefi i Policisë së Shkodrës

89
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Shkodër.

Shefi i Policisë bashkiake  së Malësisë së Madhe është qëlluar me armë zjarri në aksin rrugor Shkodër-Koplik rreth orës 12:30 nga një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet.

Nga informacioni paraprak i Policisë mësohet që Shefi i Policisë së Shkodrës, 37 vjeç, udhëtonte së bashku me të atin e tij Xh.H 70 vjeç, dhe 28 vjeçaren V.H.

Nga sulmi kanë mbetur të plagosur Shefi i Policisë së bashku me babain e tij të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë kontrolle në zonë e kanë bllokuar akset rrugore.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë mbërritur dhe forcat FNSH të Shkodrës të cilat ëo bëjnë kontroll të territorit dhe grupi hetimor po vazhdon punën për të identifikuar dhe kapur autorin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY