Nje staf i Varhelyi me covid, pas pas takimit ne Tirane me te gjithe udheheqjen shqiptare

Shares

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi tha sot përmes një postimi në Twitter se është vetëizoluar pasi një pjestar i stafit të tij ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Komisioneri thekson se ndihet mirë dhe pa simptoma, ndërkohë që testet e para një jave e kanë nxjerrë negative.

Postimi i Varhelyi

U informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19. Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!

Komisioneri Varhelyi ishte në Tiranë javen qe shkoi ndersa takoi figurat kryesore politike në vend,Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta apo edhe kreun e PD Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...