Një sërë arrestimesh 24 orët e fundit në Tiranë

Një sërë arrestimesh 24 orët e fundit në Tiranë

91
0
Shares

Policia e Tiranës njofton që gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar për vepra të ndryshme penale 8 persona.

Komisariati Nr.2 ka arrestuar një shtetase 43-vjeçare pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur 12 gr kanabis.

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga gjithashtu një 25-vjeçar, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale të përsëritur me dhunë ndaj një shtetasje të mitur 14-vjeçare.

Gjithashtu Policia e qarkullimit rrugor ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E.K., 38 vjeç, H.Z., 26 vjeç, L.T., 33 vjeç dhe A.R., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A.Q., 43 vjeçe, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sattiva.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u ndalua shtetasi Xh.M., 25 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrdhënie seksualë me dhunë ndaj një shtetase të mitur 14-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimim në flagrancë të shtetasit G.M., 25 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për shkak të detyrës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.Xh, 21 vjeç, pasi në Vaqarr, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.T., 27 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E.K., 38 vjeç, H.Z., 26 vjeç, L.T., 33 vjeç dhe A.R., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY